Ekipi i Struga Trim Lum, pjesë e ekspozitës Paolo Rossi në Shkup

Ekipi kampion i Struga Trim Lum, në prag të ndeshjes së nesërme kundër Makedonija GJ.P, sot në Shkup ka vizituar ekspozitën në kujtim të Paolo Rossit dhe legjendave të Futbollit Botëror.

E njëjta ishte mbuluar nga kompania gjigande e “Trim Lum”, njëherit sponsor kryesor i klubit tonë, në bashkëpunim me ambasadën italiane në Shkup dhe Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Kjo ekspozitë ishte hapur me datë 8 prill dhe në të njëjtën morrën pjesë figura të ndryshme si nga sporti, kultura dhe politika, ndërsa të njëjtën e kishte hapur numri një i “Trim Lum”, Mendi Qyra.

Ky i fundit së bashku me presidentin e klubit tonë, Arbtrim Qyra, kampionit të Botës nga viti 2006, Gianluca Zambrotta, ambsadorit Italian në Shkup, Salvatore Schillaci si dhe gruas së legjendës, Paolo Rossi, për të cilin njëherit edhe ishte organizuar kjo ekspozitë, Federica Cappelletti, ju kishte dhuruar nga një fanellë të Struga Trim Lum.

Për gjatë këtyre 12 ditëve, sa ishte e hapur kjo ekspozitë, të njëjtën në Qendrën Multimediale, “Mala Stanica” në Shkup, e kanë vizituar një numër i madh i qytetarëve, sidomos nga sfera e sportit, duke shijuar për së afërmi Kupën e Botës nga viti 1982, e fituar nga Italia dhe Paolo Rossi, Këpucën e Artë, Topin e Artë, fanellën me numër 10 të Lionel Messit, nga ndeshja finale e Kupës së fundit të Botës që u zhvillua në Katar, e ku Argjentina mundi Francën si dhe topin zyrtarë të kësaj finaleje.

Të gjitha këto, sot për së afërmi patën mundësinë ti shohin edhe futbollistët e skuadrës së Struga Trim Lum, që sonte do të qëndrojnë në “Hotel Park” në Shkup, aty ku nesër me fillim nga ora 16:00 në lagjen Gjorçe Petrov, do të zhvillojë ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të kundër Makedonija GJ.P.

Leave a Reply