Renova mundi Tikveshin në miqësoren e fundit parasezonale

Renova e ka mbyllur me fitore miqësoren e fundit parasezonale ndaj Tikveshit, që trajnerit Bujar Islami, i shërbeu për të pasur një pasqyrë më të mirë rreth formës së futbollistëve, të cilët në sezonin pranveror pritet të mbajnë barën kryesore në ndeshjet kampionale, shkruan “infOSport.mk”.

Renova në ndeshjen e zhvilluar në Tetovë shënoi fitore 2:0 ndaj skuadrës nga Kavadari, për të cilën luajti edhe shkupjani, Emir Skenderi.

Ndryshe që të dy golat “gjispunuesit” i realizuan gjatë pjesës së dytë. Bojan Miovski në të 50-tën hapi serinë e golave, ndërsa 20 minuta më vonë sulmuesi Ilirid Ademi vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Renova 2, Tikveshi 0.

Më poshtë mund të shihni të gjitha ndeshjet miqësore të zhvilluara gjatë fazës përgatitore.

Ndeshjet miqësore të Renovës
09.02.20 Renova Tikveshi 2 : 0
01.02.20 Renova FK Korab 0 : 1
30.01.20 Maçva Renova 1 : 2
26.01.20 Renova Korabi Peshkopi 5 : 0
23.01.20 Renova Labunishta 0 : 1
18.01.20 Renova KF Gostivari 2 : 0
15.01.20 Ferizaji Renova 4 : 0

Leave a Reply