Dimitrievski flet për ndeshjen me Slloveninë dhe përballjen e tij me Jan Oblak!

Gardiani i Maqedonisë, Stole Dimitrievski, në Konferencën për shtyp para gazetarëve këtu në Ljublanë të Sllovenisë, theksoi se si skuadër kishin biseduar për lëshimet nga ndeshja kundër Zvicrës dhe se të njëjtat nuk duhet të përsëriten edhe nesër mbrëma në ndeshjen kundër Sllovenisë.

“E dimë se nuk luajtëm në nivelin e dëshiruar kundër Zvicrës. Biseduam mes vete dhe tani duhet të tregojmë reagim. Kemi pak kohë mes ndeshjeve, por duhet të përgatitemi, të mbështesim njëri-tjetrin dhe t’i përgjigjemi maksimalisht detyrës. Kjo fanellë dhe Maqedonia meritojnë të japim gjithçka nga vetja”, – tha Dimitrievski, i cili nesër do të përballet me një njohës të vjetër, kolegun e tij, Jan Oblak, që të dy tashmë thuajse në dekadë pjesë e një ndër kampionateve më të fuqishme në Botë, La Liga.

“Me Oblakun kemi luajtur kundër njëri-tjetrit për më shumë se dhjetë vjet dhe e di mirë se për çfarë portieri bëhet fjalë. Ai është një nga më të mirët. Shpresoj ta kryej punën time, ta ruaj portën dhe së bashku të zhvillojmë një ndeshje të mirë. Na duhen disa ndeshje cilësore për ta ngritur vetëbesimin“, – shtoi Dimitrievski, i cili në La Liga numëron plotë 158 ndeshje, derisa homologu i tij slloven, Jan Obllak, olotë 406 ndeshje.

Nesër mbrëma që të dy këta super portierë do të tentojnë të mbajnë rrjetën e tyre të paprekur dhe të ndihmojmë kombëtaret e tyre për të marrë një rezultat pozitiv. (infOSport.mk)

Leave a Reply