Është mbyllur pa gola pjesa e parë e takimit midis Sllovenisë dhe Maqedonisë, që në këto momente po zhvillohet në stadiumin “Stozhice” këtu në Ljublanë. Ndeshja nisi me një rast të qindtpërqindtë të vendasve, edhe atë vetëm pas dy minutave lojë, kur traverza ishte aleate e Dimitrievskit.
Në anën tjetër i rrezikshëm para portës së Jan Oblak, në dy raste u shfaq mesfushori shqiptarë, Agon Elezi. Fillimisht në minutën e 6-të, të majtën e tij njëri nga mbrojtësit slloven e devijoi në rivënie nga këndi, derisa 20 minuta më vonë, i njëjti goditi shumë dobët nga distanca.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin 45 minutat e dyta këtu në “Stozhice”, edhe pse realisht shihet një skuadër shumë më e motivuar e Maqedonisë, pavarësisht ndryshimeve që kishte bërë Sedlloski para fillimit të ndeshjes, duke u vendosur madje që në bankinë të lë edhe kapitenin Enis Bardhi. (infOSport.mk)
Liga e Kombeve
Liga B, Grupi 1 |
SLLOVENI 0:0 MAQEDONI
Autorë të golave: /
Stadiumi: Stozhice (Ljublanë)
Shikues: 8.000
Arbitër kryesor: A. Colombo (Itali)
Kartonë të verdhë:
FORMACIONET:
Slloveni: J. Oblak, Karniçnik, Brekalo, Bijol, Drkushiç, Janzha, Begiç, Lovriç, Gnezda, Shturm, Vipotnik;
Trajner: Boshtjan Cesar;
Maqedoni: S. Dimitrievski, A. Stojçevski, M. Mlladenovski, A. Meliqi, S. Alomeroviq, M. Gashtarov, J. Atanasov, D. Mitrovski, A. Elezi, E. Elmaz, A. Omeragiç;
Trajner: Goce Sedlloski
