Derisa çështja Mançester Siti po dominon titujt kryesorë të mediave, një skandal tjetër është gati të shpërthejë në futbollin europian, e ku këtë herë është e përfshirë një tjetër skuadër gjigande, si ajo e Barcelonës.
Rasti famëkeq “Negreira”, në të cilin u vërtetua se Barcelona ushtroi ndikim mbi arbitrimin në Spanjë gjatë një periudhe të caktuar, po arrin në një pikë kritike, me thirrje për sanksione të ashpra.
Real Madridi është skuadra më e zëshme, duke kërkuar që Barcelonës t’i hiqen të gjitha trofetë e fituara midis viteve 2001 dhe 2018.
Ata gjithashtu po i bëjnë thirrje UEFA-s që ta përjashtojë Barcelonën nga garat e saj.
Real Madridi e ka cilësuar dokumentacionin si prova me “seriozitet të jashtëzakonshëm” dhe ka kërkuar që hetimi të vijojë me urgjencë.
Barcelona, ndërkohë, ka deklaruar se “ky procedim nuk është rihapur, sepse nuk është mbyllur asnjëherë”, duke theksuar se UEFA vetëm ka pranuar dokumentet e reja.
Ndryshe, gjatë periudhës së lartëpërmendur, skuadra “katalunase” kishte fituar 9 tituj të ligës spanjolle si dhe 4 nga gjithsej 5 trofetë e fituar në kuadër të Ligës së Kampionëve.
