Lajm i keq për tifozët e Juves! Kiellini mbyll sezonin para kohe

Juventusi do të duhet të zhvillojë ndeshjet e fundit të stinorit pa mbrojtësin kryesor të skuadrës, Xhiorxhio Kiellini. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Masimiliano Allegri në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Interin që do të zhvillohet nesër mbrëma në “Xhuzepe Meaca”.

“Praktikisht sezoni për Kiellinin është mbyllur. Nuk besoj se ai do të mund të kthehet në ndeshjet e mbetura”, ka theksuar Allegri.

Kiellini u lëndua në ndeshjen kundër Napolit, ndërsa pas ekzamenimeve mjekësore u konstatua se ai do të mungojë nga fushat e blerta për rreth dy muaj. Kësisoj Kiellini nuk do të luajë në katër ndeshjet e mbetura të stinorit në Serie A, edhe atë kundër Bolonjas dhe Veronas si vendas dhe kundër Romës në “Olimpiko”.

Trajneri Allegri tashmë do të duhet të zgjedhë njërin në mes të Andrea Barzaljit dhe Daniele Ruganit për të luajtur në katër ndeshjet e mbetura, ku Juve është në garë të ashpër me Napolin për titullin kampion.

Leave a Reply