FIFA dënon përjetësisht presidentin e Federatës së Brazilit, akuzohet për ryshfet

Trupi gjykues i Komisionit të Etikës pranë FIFA-s ka dënuar përjetësisht presidentin e Federatës së Futbollit të Brazilit, Marko Polo Del Neron, për shkak të shkeljeve administrativo-sportive në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Marko Polo Del Neron ishte akuzuar për marrje ryshfeti në lidhje me të drejtat televizive.

“Hetimi ndaj Del Neros ka nisur që më 23 nëntor të 2015-ën. Ai është i përfshirë direkt marrje ryshfeti për kontratat e të drejtës televizive për turne të ndryshëm, mes tyre edhe Kupa e Amerikës, Kupa Libertadores dhe Kupa e Brazilit” – qëndron në deklaratën e FIFA-s.

Trupi gjykues e shpalli fajtor Del Neron, i cili ka shkelur disa nene të kodit të etikës së FIFA-s: 21 (korrupsion), 20 (ryshfet dhe përfitime të tjera), 19 (konflikt interesi) dhe nene të tjera. Një dënim shembullor ky nga FIFA.

Leave a Reply