Përfaqësuesja e Maqedonisë U-17 e mbylli me disfatë 0:3 nga Turqia paraqitjen në raundin e parë kualifikues për Kampionatin Evropian, në turneun e zhvilluar në Hungari.
Pavarësisht humbjes në ndeshjen e fundit, të përzgjedhurit e seleksionuesit Iljami Isejni siguruan vendin e dytë në grup dhe kualifikimin në raundin elitar kualifikues.
Turqia e konfirmoi pozitën e parë me nëntë pikë maksimale, derisa Maqedonia e mbylli turneun me 6 pikë të fituara, duke regjistruar fitore të rëndësishme ndaj nikoqirit Hungarisë me 3:2, dhe San Marinos me 1:0.
Befasinë e ditës së fundit e bëri San Marino, e cila e mposhti Hungarinë me rezultatin 3:2 dhe me këtë e fitoi vendin e tretë në grup.
Nikoqiri i turneut e mbylli turneun kualifikues në pozitën e fundit, pa asnjë pikë të fituar. Kualifikimi në raundin elitar kualifikues është një hap i rëndësishëm për përfaqësuesen tonë dhe një mundësi për vazhdimin e luftës për një vend në turneun final të Kampionatit Evropian.

