Hern optimist: Marrëveshja Xhoshua-Uilder, pranë nënshkrimit

Menaxheri dhe promotori i boksierit britanik Entoni Xhoshua, Edi Hern ka deklaruar sot se marrëveshja e përballjues mes “nxënësit” të tij dhe amerikanit Deontaj Uilder është shumë pranë.

Një marrëveshje që po konkretizohet pas ofertës prej 50 milionë dollarëve që Uilder i ofroi Xhoshuas për të boksuar njëri ndaj tjetrit, në një sfidë që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshat e rënda.

Edhe pse afati për të mbyllur marrëveshjen ka përfunduar mëngjesin e sotëm, Hern është shprehur se së shpejti palët do të diskutojnë për detajet.

I pyetur nga “Sky Sport” nëse së shpejti do të kemi një kampion të vetëm bote në peshat e rënda, Hern tha: “Unë besoj se po, unë besoj te dëshira që kanjë palët për ta zhvilluar këtë sfidë. Në këto moment që flasin negociatat kanë nisur dhe vijojnë. Ne bëmë një ofertë, ata bënë një ofertë. Por ka ende shumë gjëra për të diskutuar dhe do të vendosim “pikat mbi i”. Por e rëndësishme është se bisedimet po vazhdojnë”, tha Hern.

Uilder, kampion bote i kategorisë WBC, bëri dje ofertën e ndarjes 50-50 të fitimeve në këtë përballje, duke i garantuar Xhoshuas (kampion bote i kategorive WBA, WBO dhe IBF) një fitim prej 50 milionë dollarësh.

Leave a Reply