Kosova “rrëmben” një tjetër talent nga Gjermania

Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon në bindjen e talentëve të rinjë për të qenë pjesë e tyre. “Dardanët” së fundmi kanë arritur të bindin talentin 17-vjeçar, Nuredin Rexhepi, aktualisht pjesë e skuadrës së Shtutgartit.

Qendërmbrojtësi i talentuar me origjinë nga Kosova deri më tani me sukses ka përfaqësuar ngjyrat e kombëtares U16 të Gjermanisë, ndërsa për momentin i njëjti është pjesë e gjeneratës U17.

Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, Rexhepi ka vendosur që të lërë Gjermaninë dhe ti bashkohet përfaqësueses së Kosovës.

Prezantimin e talentit e ka bërë vetë Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ndodhet në një vizitë zyrtarenë në Gjermani, teksa e ka shfrytëzuar rastin edhe për afrimin e talentëve të rinj.

Tashmë Rexhepi pritet t’i bashkohet moshave të Kosovës.

Leave a Reply