Federata e Futbollit të Maqedonisë ka njoftuar se me pëlqim të dyanshëm ka shkëputur kontratën me trajnerin, Goce Sedlloski. Kjo ndarje vjen pas serisë së rezultateve negative nën drejtimin e tij të përfaqësueses së Maqedonisë.
Në 10 ndeshje, aq sa ishte në krye të ekipit përfaqësues futbollistik, Sedlloski, regjistroi 8 disfata dhe 2 barazime. Kësisoj i njëjti largohet nga posti i kryetrajnerit të përfaqësueses së Maqedonisë pa shijuar një fitore të vetme.
Sedlloski, Maqedoninë në një ndeshje zyrtare e udhëhoqi kundër Danimarkës, e vlefshme për ndeshjet gjysmëfinale të eliminatoreve për Kupën e Botës. Në atë ndeshje Maqedonia pësoi disfatë 4:0.
Pasuan dy barazime pa gola, kundër Irlandës dhe Bosnje e Hercegovinës, për të vuijuar më pas një seri prej 7 humbjeve rradhazi, 6 prej të cilëve në kuadër të Ligës së Kombeve.
