Edhe ndeshja e sotme midis Bashkimit dhe Sileksit nuk kaloi pa përfshirjen e VAR, dhe diskutimeve të shumta në opinion, pas golit të anuluar të Bashkimit, kur Ribeiro në minutën e 77-të arriti që të shënoj në rrjetën e skuadrës nga Kratova.
Në plan të parë, nga video transmetimi goli shihej i rregullt, mirëpo pas një video të siguruar nga dhoma VAR, goli i Bashkimit kundër Sileksit u anulua me të drejtë për shkak të pozicionit jashtë loje.
Edhe pse topi përfundoi në rrjetë, një kontroll i VAR konfirmoi se lojtari me numër 80 ishte në një pozicion të pa rregullt në aksionin që i parapriu golit të shënuar nga Ribeiro.
Pas shqyrtimit të situatës, arbiti kryesor Stojan Trpçevski vendosi ta anulojë golin, duke zbatuar rregullat e futbollit.
Sistemi VAR lejoi verifikim shtesë të situatës dhe konfirmim të korrektësisë së vendimit të arbitrit kryesor.
