Stavrev do i referoj Beshiktashit në përballjen ndaj Malmos

Aleksandar Stavrev sërish bënë pjesë në mesin e arbitrëve të përzgjedhur nga ana e Komisionit përkatës për ndeshjet e xhiros së dytë në Liga Europa.

Një ndër arbitrët më të mirë maqedonas, do të drejtojë ndeshjen midis ekipit suedez të Malmos dhe gjigandëve turq të Beshiktashit, ndeshje kjo që në program është të enjten me fillim në ora 21:00.

Ndihmës të tij janë Marjan Krovski dhe Dejan Kostadinov, ndërsa arbitër i katërt i këtij takimi do të jetë Nikolla Karakolev.

Për Aleksandar Stavrev do të jetë kjo ndeshja e katërt që do të referojë këtë sezon në kuadër të ndeshjeve të Liga Europa, pasi ndau drejtësinë edhe në ndeshjet Lajpcig – Haken (xhiro e dytë eliminatore), Braga – Zorja (xhiro e tretë eliminatore) dhe ndeshjen e “play-off” midis Karabah dhe Sherif.

Leave a Reply