Punë e kryer, reprezentuesi i Shqipërisë transferohet te Barcelona!

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rej Manaj, vitin 2020 do të luaj te Barcelona, mirëpo vetëm te ekipi B, që aktualisht garon në Ligën e tretë spanjolle, shkruan “infOSport.mk”.

Manaj së fundmi ishte pjesë e Albasetes në ligën e dytë spanjolle, aty ku gjatë sezonit aktual u aktivizua në 9 takime, duke realizuar edhe 2 gola.

Referuar gazetarit ekspert të lëvizjeve të merkatos, Xhianluka Di Marcio, sulmuesi shqiptar me Barceloën do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.

Për Manajn do të jetë kjo skuadra e tretë në Spanjë gjatë karrierës së tij, pas Granadas dhe Albasetes, e ku theksojmë se një pjesë bukur të mirë ka kaluar edhe në Itali, si pjesë e Interit, por që vazhdimisht huzohej në skuadra si Kremoneze, Pisa dhe Peskara.

Leave a Reply