FSHF në Tiranë priti takim të nivelit të lartë me presidentët e 11 Federatave anëtare të UEFA-së

Njëmbëdhjetë federata anëtare të UEFA-s nga Europa Juglindore u mblodhën sot në Tiranë, në selinë qëndrore të Federatës Shqiptare të Futbollit, për Mbledhjen strategjike të Federatave anëtare të UEFA-s.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, bashkë me 9 presidentë dhe zëvendës sekretarë të përgjishëm të federatave tjera mikpritën nga Presidenti i FSHF-së dhe zëvendëspresidenti i UEFA-s, z. Armand Duka, derisa mbledhja u fokusua në aspekte kritike të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit si: formati i ardhshëm i garave të klubeve të UEFA-s pas vitit 2024 dhe programi i ri shoqërues i solidaritetit, diskutimet mbi çështjet e arbitrazhit dhe zhvillimet e ardhshme, krahasimi i të dhënave e analizat në fushën sportive dhe financat dhe eksplorimi i sistemeve të basteve dhe mundësive në zhvillim për vendet pjesëmarrëse.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishin përfaqësues nga 11 federata kombëtare të futbollit, duke përfshirë Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Qipron, Greqinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Slloveninë, Turqinë dhe Shqipërinë.

Pas prezantimeve të këtyre temave, federatat pjesëmarrëse u thelluan në diskutime në lidhje me të ardhmen e futbollit europian, ku të gjithë pjesëmarrësit shprehën njëzëri mbështetjen e palëkundur për Presidentin Çeferin dhe administratën e UEFA-s.

Leave a Reply