Kemal Ademi i Bazelit pajiset me nënshtetësi kosovare!

Sulmuesi kosovar Kemal Ademi po kalon çastet e tij më të mira të karrierës me fanellën e Bazelit. Sulmuesi shqiptarë këtë edicion në elitën e futbollit zviceran ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje, ndërsa është golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat, menjëherë pas kamerunasit të Jang Bojs, Zhan Pjer Nsame.

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë tentuar disa herë që ta bindin atë për të përfaqësuar Kosovën, por deri tani nuk kanë hasur në ndonjë përgjigje nga ana e futbollistit shqiptarë të Bazelit.

Megjithatë, Ademi së fundmi ka dhënë një sinjal pozitiv duke marrë pasaportën kosovare, gjë të cilën e konfirmon edhe faqja më e njohur për informacionet dhe transferimin e futbollistëve në botë “Transfermarkt”, e cila shkruan se Ademi zotëron edhe shtetësinë e Kosovës.

Leave a Reply