Ernest Gjoka dhe Rexhinaldo sërish bashkë!

Ernest Gjoka mund të luaj një rol shumë të rëndësishëm në transferimin e sulmuesit të Kombëtares së Mozambikut, Rexhinaldo Artur Faife në rradhët e Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Aktualisht qendërsulmuesi 29-vjeçar është një agjent i lirë, ndërsa kjo mund t’ua lehtësojë punën drejtuesve të Shkëndijës, të cilët do të duhet t’ia plotësojnë kërkesat vetëm futbollistit.

Rexhinaldo si 13-vjeçar kishte migruar në Portugali, atje ku kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij, para se në verën e vitit 2016-të në zbarkojë në Shqipëri, aty ku për herë të parë firmosi me skuadrën e Luftëtarit.

Vetëm pas një viti, Rexhinaldo bëri një hap tjetër në futbollin shqiptarë, duke kaluar në rradhët e Laçit, aty ku bëri namin me golat që shënonte.

Në 33 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Laçit, sulmuesi nga Mozambiku realizoi 19 gola, ndërsa kjo i solli atij transferimin më të bujshëm në verën e vitit 2018-të, kur firmosi me Kukësin.

Pikërisht te kjo skuadër Rexhinaldo shënoi edhe suksesin më të madh në karrierë, kur arriti që të triumfojë në Kupën e Shqipërisë. Ai ishte një ndër futbollistët më të merituar për këtë sukses të Kukësit, duke asur parasysh se edhe në kampionat kjo skuadër deri në fund luftoi për titullin e kampionit, ndërsa Rexhinaldo atë edicion e ndihmoi Kukësin me 20 gola të shënuar në gjithsej 43 ndeshje.

Rexhinaldo cilësitë e një sulmuesi të spikatur i dëshmoi edhe në ndeshjet eliminatore të Liga Europa, aty ku shënoi dy gola në atë fitore 2:0 ndaj Torpedo Kutaisi, mirëpo që nuk i mjaftuan skuadrës shqiptare për të kaluar më tej, pas asaj disfate 5:2 në transfertë.

Sa i përket numrit të ndeshjeve në Superligën shqiptare, Rexhinaldo brenda 3 viteve zhvilloi 96 ndeshje, duke realizuar 39 gola, ndërsa në 11 ndeshje të Kupës së Shqipërisë, ai spikati me 6 gola, transmeton “infOSport.mk”.

Statistika këto të frikshme, që i ndihmuan atij verën e vitit të kaluar të transferohet në futbollin kazak te skuadra e Shakhter Karagandy, për të cilën  skuadër në 14 ndeshje realizoi 3 gola.

Ndryshe Rexhinaldo për kombëtaren e Mozambikut numëron 25 paraqitje dhe 3 gola të shënuar.

Leave a Reply