Maqedonia U20 i nisi me barazim Lojrat Mesdhetare në Taranto

Përfaqësuesja e Maqedonisë deri në 20 vjet ka barazuar 0:0 në ndeshjene parë kundër Tunizië në kuadër të Lojrave Mesdhetare që po mbahen në Taranto të Italisë.

Të besuarit e trajnerit Aleksandar Tanevski zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë kundër Tunizisë, duke krijuar disa raste mjaft të mira për gol.

Plotë 8 goditje në drejtim të portës kundërshtare, dy prej të cilave ishin brenda kudrantit të portës së Rajen Besbes.

Goditjen e parë direkte e regjistrojmë që në minutën e 5-të, kur Nikolla Manojllov tentoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë shumë pranë golit ishte Salim Arifi.

Në ndeshjen tjetër të grupit “A”, Maroku dhe Turqia barazuan me shifrat 2:2.

Ndeshjen e rradhës, përfaqësuesja e Maqedonisë U20 do të përballet me Turqinë, ndeshje kjo që starton në ora 21:00.

Leave a Reply