Gjatë ditës së sotme në ambientet e FFM-së, është përcaktuar orari dhe çiftet garuese për ndeshjet e 1/16 së finales në Kupën e Maqedonisë për sezonin 2026/27.
Në këtë fazë do të zhvillohen 15 ndeshje, kjo për shkak përjashtimit të Shkëndijës nga kjo garë për këtë edicion, derisa Sileksi, si fitues i këtij trofeu edicionin e kaluar (2025/26), është i lirë dhe do të garojë drejtpërdrejt në ndeshjet e 1/8 së finales.
Dyshet e 1/16 së finales:
Ovçe Pole (Sveti Nikollë) – Vardari
Pobeda (Valandovë) – Strugë Trim Lum
Kroshu Sport (Manastir) – Tikveshi 1930
Mogila 2023 – Arsimi 1973
BVK Konjari – Bashkimi 1947
Studeniçani – Pelisteri
Venec (Negotinë) – AP Brera Strumicë
Vllaznimi Junior – Makedonija Gj.P. 1932
Vardari (Negotinë) – Rabotniçki
Kamenica Sasa – Shkupi 1927
Teteksi 1953 – Bregalnicë 2008
Kozhuf (Gjevgjeli) – Skopje
Detonit Plaçkovica – Shkëndija 77 Haraçinë
Novaci 2005 – Ohrid Lihnidos
Osogovë – Bellasicë
I lirë në 1/16 e finales: Sileksi
Ndeshjet e 1/16-ës së finales do të luhen më datë 1 ose 2 shtator, me përjashtim të ndeshjeve Kroshu Sport (Manastir)– Tikveshi dhe Mogilla – Arsimi 1932, që do të luhen më datë 24 shtator, për shkak të pjesëmarrjes së ekipit nga Manastiri në kualifikueset e Kupës Rajonale UEFA në Bosnje e Hercegovinë.
Nga FFM informojnë se ekipet pritëse do të jenë në gjendje të organizojnë ndeshjet në stadiume që janë të miratuara për tu zhvilluar në Ligën e Dytë.
Deri në ndeshjen finale, do të luhet vetëm një ndeshje, pra nuk do të ketë ndeshje kthimi. Nëse ndeshja përfundon me barazim, pas përfundimit të 90 minutave të rregullta, do të ekzekutohen menjëherë penalltitë, derisa të përcaktohet fituesi.
