Lorent Zhaku vazhdon karrierën në Shqipëri!

Një ndër talentët e futbollit vendor, Lorent Zhaku, karrierën tashmë ka vendosur ta vazhdojë në Shqipëri, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti strugan, i cili së fundmi ishte pjesë e Rabotniçkit, tashmë një muaj është bashkuar me Bylisin, skuadër kjo që garon në Ketgorinë e parë të Shqipërisë.

Lorent Zhaku, është vetëm 18-vjeç, ndërsa beson se me Bylisin mund të bëj një progres në karrierën e tij. Ai beson se te skuadra nga Ballshi do të ketë më shumë hapësira për të treguar potencialin e tij.

Ai me fanellën e Bylisit pritet të debutojë me 5 shtator, në ndeshjen e xhiros së parë që skuadra e tij e re do ta zhvillojë kundër Librazhdit.

Edhe pse i ri në moshë, Lorent Zhaku numëron plotë 20 ndeshje në Ligën e Parë, si pjesë e Voska Sport dhe Rabotniçkit.

Ai luan si mesfushorë defanziv, ndërsa vlen të theksohet se ka qenë edhe pjesë zinxhir e përfaqësueseve futbollistike të vendit, duke filluar nga ajo U16 deri te U19. (infOSport.mk)

Leave a Reply