Tanevski ka caktuar tashmë skuadrën për Lojrat Mesdhetare në Taranto të Italisë

Përfaqësuesja Futbollistike e Maqedonisë U20, që udhëhiqet nga trajneri Aleksandar Tanevski, gjatë muajit gusht do të jetë pjesë e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Ekipi “verdhezi” është shortuar në grupin “A”, së bashku Marokun, Tunizinë dhe Turqinë.

Ndeshjen e parë në kuadër të këtyre Lojrave Mesdhetare, Maqedonia U20 do ta zhvillojë me 22 gusht kundër Tunizisë. Vetëm dy ditë më vonë, të besuarit e trajnerit Tanevski, do të përballen me Turqinë, ndërsa ndeshjen e fundit do ta zhvillojnë kundër Marokut me datë 26 gusht.

Performanca në Taranto do të jetë një përvojë e rëndësishme ndërkombëtare për këta lojtar të rinj që do të pëfaqësojnë Maqedoninë, e që synim kryesor do të kenë kalimin e fazës së grupeve, si dhe për të siguruar një vend sa më të mirë të mundshëm në renditje.

Lista e futbollistëve të ftuar për Lojrat Mesdhetare në Taranto:

Portierë: Stefan Jovanovski (Mlada Boleslav – Çeki), David Iloski (Pelister);

Mbrojtës: Zlatko Radeski (Teteks), Adis Murati (Bashkimi), David Golubov (Detonit), Luka Atanasovski (Teteks), Andrej Velkov (Tikvesh), Andrej Murxheski (Shkup);

Mesfushorë: Omar Beroviç (Skopje), Nikola Manojlov (Sileks), Viktor Delov (Bellasica), Emir Sabotiç (Detonit), Harun Nezirovski (Helsinborg);

Sulmues: Dimitar Danev (Vardar), Salim Arifi (KF Mitrovica), Marko Nikolovski (Ohrid Lihnidos), David Mateski (Ohrid Lihnidos), Andrej Stojanovski (Skopje);

Leave a Reply