Pas një takimi të presidentëve të Federatave të futbollit, anëtare të UEFA-s me Presidentin dhe Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, Federata e Futbollit e Maqedonisë ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për rizgjedhje si President i FIFA-s për periudhën 2027–2031.
Lidhur me këtë vendin, FFM ka dërguar edhe një njoftim zyrtar me shkrim:
“Vendimi u mor pas shqyrtimit të kujdesshëm të zhvillimeve të fundit dhe mënyrës se si drejtohet FIFA, veçanërisht në aspektin e qeverisjes së mirë, integritetit institucional dhe transparencës në marrëdhëniet me federatat kombëtare.
FFM beson se besimi, llogaridhënia dhe dialogu i hapur duhet të jenë themeli i qeverisjes së futbollit botëror. Interesat më të mira të futbollit dhe zhvillimi i tij duhet të vijnë gjithmonë në radhë të parë.
Si anëtare e UEFA-s, FFM mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj parimeve dhe vlerave të përbashkëta të futbollit evropian dhe do të vazhdojë të qëndrojë së bashku me të gjitha federatat kombëtare që janë të përkushtuara për mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e futbollit.
Mbetemi të përkushtuar në bashkëpunimin me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur dhe promovuar interesat e futbollit.”

