17-vjeçari Abdurrahmani debuton me ekipin e parë të Shkëndijës së Tetovës!

Anes Abdurrahmani, mbrojtësi 17-vjeçar që debutoi sot me Shkëndijën e Tetovës.

Bëhet fjalë për një futbollistë, produkt i shkollës së ‘kuqezinjëve’, që debutoi me ekipin e parë, kjo pas problemeve me futbollistë të dëmtuar dhe të dënuar në repartin e mbrojtjes.

Trajneri Artim Pollozhani nuk mund të llogariste në shërbimet e Jovan Manev (i dëmtuar) dhe Anes Meliqit (i pezulluar), ashtu që u vendos për këtë talent, që gjatë pjesës së parë bëri një paraqitje të mirë, si bashkëpartner në mbrojtje me Drilon Islamin.

Pas 45 minutave të para, Shkëndija dhe Bregallnica po luajnë pa gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply