Struga Trim Lum transferon ish futbollistin e Tiranës dhe Teutës!

Qendrim Ismajli është përforcimi më i ri i Struga Trim Lum. Ai skuadrës strugane i bashkohet nga rradhët e Teutës nga Superliga shqiptare, aty ku më parë kishte luajtur edhe me Tiranën dhe Flamurtarin.

27-vjeçari gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Gjilanin në Superligën e Kosovës, ndërsa do të jetë kjo hera e parë që do të luaj në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Ismajli luan në krahun e majtë të mbrojtjes, por gjithashtu mbulon mirë edhe pozitën e qendërmbrojtësit, mesfushorit qendror, mesfushorit të fundit, ndërsa në raste ka luajtur edhe si sulmues i krahut të majtë.

Pra një lojtar i kapshëm për futbollin modern dhe shumicën e trajnerëve, që preferojnë futbollistë të këtillë, që luajnë në më shumë pozita.

Leave a Reply