Mavraj dhe zemra e tij e madhe, ndihmon jetimët musliman nga Etiopia

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe njëherit futbollisti aktual i skuadrës së Hamburgut nga Bundesliga, Mërgim Mavraj, përveç se është një kampion i vërtetë brenda në fushë, ai gjithashtu është një kampion i madh edhe jashtë saj.

Futbollisti me origjinë nga Kosova, që njihet si një praktikues i madh i fesë islame, është angazhuar në programin më të madh musliman të ndihmave “Islamic Relief”.

Ai mbështet projektin “Ushqimi për jetimët”, duke ndihmuar në këtë mënyrë jetimët musliman nga Etiopia.

“Jam i angazhuar për të ndihmuar fëmijët jetimë. Mua më kanë ndihmuar në jetë dhe tani dua të ndihmoj të tjerët. Të jesh në gjendje të japësh diçka, ndihesh jashtëzakonisht i lumtur. E ndjej veten krenar që jam pjesë dhe ambasador i këtij projekti kaq të rëndësishëm. Ne jemi shumë më mirë sesa mendojmë, ndërsa ata janë shumë më keq sesa mendojmë ne””, – ka thënë Mavraj.

Leave a Reply