Galatasaraji në gjurmët e Rej Manajt, por Sivasspor kërkon shumë!

Edhe pse sezoni i ardhshëm është larg, Galatasaraji ka nisur nga puna për të projektuar skuadrën e re. Pasi zgjati bashkëpunimin me Torreira, Barış Alper Yılmaz, Abdülkerim Bardakcı, Kaan Ayhan dhe Muslera, klubi po mendon edhe për afrimet e reja të mundshme.

Një prej emrave që përfundoi në radarët e gjigandëve turq të Galatës është edhe ai i sulmuesit shqiptarë, Rei Manaj.

Ky i fundit po shkëlqen këtë sezon me Sivasspor (21 gola në të gjitha garat), duke “zgjuar” kështu interesimin e kryesuesve të kampionatit.

Mediat në Turqi zbulojnë se Galatasaraji ka kontaktuar drejtuesit e Sivasspor për shërbimet e Manaj, por bisedimet u ndalën menjëherë, pasi për transferimin “verdhekuqtë” duhen të paguanin plotë  10 milionë euro.

Ekipe të tjera, që mund të bëjnë ndonjë lëvizje për sulmuesin shqiptarë, janë Getafe dhe Majorka nga Spanja dhe Al Tai nga Arabia Saudite.

Leave a Reply