Araujo ka vendosur për të ardhmen e tij!

E ardhmja e Ronald Araujo te Barcelona është spekuluar gjatë pjesës më të madhe të sezonit.

Gjigandët gjerman të Bajern Munih treguan interes të madh për nënshkrimin e tij në janar, përpara se një marrëveshje të përjashtohej, dhe tani, është folur për një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës.

Araujo po kalon një moment të vështirë pas përjashtimit me karton të kuq në humbjen e Barcelonës ndaj PSZh, që i dha fund aventurës së “katalunasve” në Ligën e Kampionëve.

Raportet kanë dalë pas kësaj, duke thënë se gjigantët “katalunas” janë të hapur për ta shitur atë gjatë verës, nëse një ofertë e pranueshme arrin.

Sipas gazetës “Sport”, edhe pse preferenca e Araujos është të qëndrojë në Barcelonë, mbrojtësi uruguaian është i përgatitur të largohet në verë, me kusht që t’i tregohet dera nga vet drejtuesit “Blaugran”.

Araujo zbuloi javën e kaluar se ai ishte në bisedime me Barcelonën për një kontratë të re, megjithëse ato mund të ngecin nëse ai vendoset në treg.

Leave a Reply