Makedonija Gj.P bënë detyrën ndaj Zajazit (VIDEO)

Makedonija Gjorçe Petrovi ashtu edhe siç pritej, pa shumë probleme ka mundur Zajazin në ndeshjen e javës së 21-të në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”. Skuadra shkupjane që kryeson renditjen shënoi fitore me rezultatin 3:1, ndërsa dallimin bënë që në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me rezultatin 2:0.

Goli i Nastevskit ndaj Zajazit

Goli i Nastevskit ndaj Zajazit MAKEDONIJA GJ. P – ZAJAZI 1:0(I. Nastevski 15')

Публикувахте от infosport.mk в 17 април 2018 г.

Ivan Nastevski shënoi golin e parë në minutën e 15-të, teksa nuk vonoi shumë dhe vetëm një minutë më pas veterani në rradhët e Makedonija Gjorçe Petrov, Bobi Bozhinovski shënoi një super gol, kur me një parabolë nga jashtë zonës së rrezikut arriti që të mposht portierin mysafir, Jusufi.

Makedonija Gj.P shënon edhe golin e dytë ndaj Zajazit

SUPER GOLI I BOBI BOZHINOVSKIT NDAJ ZAJAZITMAKEDONIJA GJ.P – ZAJAZI 2:0(B. Bozhinovski 16')

Публикувахте от infosport.mk в 17 април 2018 г.

Në pjesën e dytë trajneri i vendasve vendosi që të pushojë dy autorët e golave,  Nastevskin dhe Bozhinovskin, ndërsa në mungesë të tyre golin e tretë për Makedonija Gj.P e realizoi Filip Petrov në minutën e 51-të.

Petrov shenon edhe golin e tretë ndaj Zajazit

Petrov shenon edhe golin e tretë ndaj Zajazit MAKEDONIJA GJ. P – ZAJAZI 3:0(F. Petrov 51')

Публикувахте от infosport.mk в 17 април 2018 г.

Ky gol solli shumë komoditet në rradhët e vendasve, që e shfrytëzuan mysafirët nga Kërçova, të cilët në minutën e 69-të përmes një kundërsulmi me anë të Lokit shënuan golin e nderit, që njëherit ishte edhe i fundit i këtij takimi të zhvilluar në lagjen e Gjorçe Petrovit të Shkupit, transmeton “infOSport.mk”.

Zajazi ngushton epersine e Makedonija Gj.P

ZAJAZI NGUSHTON EPËRSINË E MAKEDONIJA GJ.PMAKEDONIJA GJ.P – ZAJAZI 3:1(Loki 69')

Публикувахте от infosport.mk в 17 април 2018 г.

Me këtë fitore Makedonija Gjorçe Petrovi vazhdon të kryesojë renditjen, tashmë me 41 pikë, teksa Zajazi mbetet në pozitën e para fundit me vetëm 15 pikë të tubuara.

Leave a Reply