Murinjo “gjunjëzon” Sitin e Guardiolës

Ndeshje me emocione mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt, dy gola të shënuara dhe një penallti e humbur. Tottenham triumfoi me rezultat 2:0 në derbin e madh anglez, duke e kthyer kokulur Cityn. Trajneri i Tottenhamit Jose Mourinho e heshti Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

Në minutën e 40-të, Gundokan dështon nga penalltia, gjuajtjen e tij në këndin e majtë e përtokë e pret portieri i Tottenhamit, Lloris.

Pjesa e dytë shumë interesante dhe dy gola të shpejt të spursave.

Në minutën e 63-të, Bergwijn nga rreth 15 metra shënon gol të bukur në anën e poshtme të majtë, 1:0.

Në minutën e 71-të, Son Heung-Min nuk mendon as dy herë nga rreth 15-16 metra, me goditje të fortë realizon në këndin e poshtëm të djathtë, 2:0. Nga minuta e 60-të Manchester City mbeti me një futbollist me pak, pasi që Zinchenko u përjashtua për shkak të dy kartonëve të verdhë. Manchester City zë vendin e dytë me 51 pikë, kurse Totenhham është në pozitën e pestë me 39 sosh.

Leave a Reply