Bejtullai: Nëse jemi në nivelin tonë, kualifikohemi!

Shkëndija nesër përballet me Sumgain e Azerbejxhanit në kuadër të xhiros së parë të eliminatoreve për Liga Europa. Para kësaj sfide shumë të rëndësishme në konferencën zyrtare për media ka folur mbrojtësi i kuqezinjëve, Egzon Bejtullai.

Egzon Bejtullai: “Javën që kemi lënë pas jemi përgatitur për këtë ndeshje, këtu kemi ardhur për të treguar se jemi ekip më cilësorë dhe për kualifikim. Mendoj se ekipi kundërshtarë ka cilësitë e veta, mirëpo vlerësoj se jemi më cilësorë dhe unë besojë shumë te shokët e mi. Mendoj se do të dalim me rezultat pozitiv”.

Egzon Bejtullai: “Është e qartë se vendasit kanë përparësinë e terrenit, por Shkëndija ka treguar edhe më herët se din të luajë edhe në fushë kundërshtare. Natyrisht duhet të bëjmë ndeshje të mençur dhe mendoj se nëse do të jemi në nivelin tonë besoj në kualifikim në raundin e ardhshëm”.

Leave a Reply