Junajtedi nuk fiton ndaj Leçesterit, por vendos  një rekord të ri në Premierligë! (VIDEO)

Mançester Junajtedi ka vendosur një rekord të ri në Premierligë, edhe pse nuk arriti të shënojë fitore në ndeshjen e javës së 15-të kundër Leçesterit në transfertë, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e zhvilluar në “King Pouer Stadium” u mbyll me shifrat 2:2, me ç’rast Leçesteri arriti të ndërpresë serine e fitoreve të Junajtedit në ndeshjet si mysafir, por megjithatë “Djajtë e Kuq” u bënë skukadra e parë që shënon minimum nga 2 gola në 11 ndeshje me rradhë prej kur se është themeluar Premierliga.

Për herë të fundit një arritje të tillë në elitën e futbollit anglez kishte arritur po Mançester Junajtedi, edhe atë në sezonin 1958/1959, kur kjo skuadër kishte regjistruar 13 ndeshje me rradhë me minimum dy gola të shënuar.

Leave a Reply