Vuds pësoi një aksident të rëndë me makinë, mësohet gjendja e tij

Legjenda e golfit dhe një nga sportistët më të njohur në botë, Tiger Vuds pësoi dje një aksident të rëndë me makinë. Fatmirësisht ai arriti të mbijetojë, por ka pësuar dëmtime të rënda në këmbë.

Familjarët e tij kanë dhënë të reja rreth shëndetit të amerikanit, i cili dje iu nënshtrua një ndërhyrje urgjente kirurgjikale, e cila fatmirësisht ka kaluar me sukses.

Ai ka pësuar fraktura në pjesën e poshtme të këmbës dhe mjekët janë detyruar të vendosin hekur dhe vida për të rehabilituar dëmtimet e amerikanit.

Vuds gjithashtu ka të çara dhe ënjtje në këmbët e tij. Mësohet se ai është i ndërgjegjshëm, ka dalë nga reaminacioni dhe po kurohet në një dhomë normale, pa ndihmën e pajisjeve të specializuara.

Leave a Reply