Numri 1 i futbollit vendor, Masar Omeragiç gjatë ditës së sotme ishte nikoqir i Presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin.
Omeragiç që nga zbritja e Çeferin në aeroportin e Shkupit, i bëri një mikëpritje të jashtëzakonshme numrit 1 të futbollit europian, me të cilin gjatë ditës ishin edhe mysafir të Kryeministrit, Hristijan Mickoski.
Gjatë pasditës, Çeferin vizitoi edhe Shtëpinë e futbollit, ku u njoh me punët brenda FFM-së, por edhe me infrastrukturën e jashtme të stadiumeve pranë qendrës sportive “Petar Milloshevski”.
Në fund nuk munguan edhe dhuratat nga të dyja anët, me Çeferin që morri një dhuratë surprizuese, një qenush SHARRI, të cilin i’a dhuroi Masar Omeragiç, e të cilin e solli njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit, Ersan Sali.
Përveç kësaj dhurate unikale, Omeragiç, mysafirit të tij, numrit 1 të futbollit europian i dhuroi edhe fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë me numrin 23. (infOSport.mk)

