Në moshë 34-vjeçare ndërroi jetë luftëtari i UFC-së, Allan Nascimento

Luftëtari i UFC-së, Allan Nascimento, ka vdekur në moshën 34-vjeçare, ndërsa dyshohet për sulm në zemër.

UFC-ja ka konfirmuar se braziliani vdiq të hënën në mëngjes, pasi kishte pësuar “atak në zemër derisa ishte në gjumë”.

Nascimento ishte pjesë e UFC-së nga viti 2021, ndërsa së fundi luftoi në qershor në Las Vegas.

Në UFC kishte bilanc prej katër fitore e dy humbje, ndërsa në MMA bilanci i tij i përgjithshëm ishte 22 fitore dhe shtatë humbje.

Leave a Reply