Como ashpërson rregullat për biletat sezonale!

Klubi ka njoftuar një masë të paprecedentë: çdo abonent që mungon në më shumë se tre ndeshje si vendas, pa një arsye të vlefshme, do ta humbasë automatikisht abonimin dhe të drejtën për ta rinovuar atë.

Qëllimi është të luftohet rishitja e biletave dhe të sigurohet që 12.000 vendet e stadiumit “Sinigaglia” të mbushen nga tifozë që duan vërtet ta mbështesin ekipin në pjesëmarrjen e parë historike në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë, vetëm dy vite më parë, Como luante në Serie B, ndërsa sot kjo skuadër do të luaj në një ndër ligat më prestigjioze europiane në nivel klubesh, ndaj dhe mesazhi i klubit është i qartë: “Nëse nuk vjen në stadium, vendi yt do t’i takojë dikujt që dëshiron të jetë aty.”

Leave a Reply