Shkëndija gati 5 vite nuk dinë për fitore në Çair!

Java e 31-të në elitën e futbollit vendor do të na servojë derbin e madh shqiptarë, FC Shkupi-Shkëndija. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave gjithnjë kanë zgjuar shumë interesim, si në vend, ashtu edhe në rajon, ndërsa ashtu pritet të jetë edhe sot, kur këto dy skuadra do të përballen në Çair, njofton “infOSport.mk”.

Për më tepër takimi i sotëm mund të vlejë edhe titull, për të dyja skuadrat, që bashkë edhe me Struga Trim Lum, do të diskutojnë titullin e kampionit deri në fund të sezonit.

“infOSport.mk” duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve, preku pak historikun mes këtyre dy skuadrave, kur janë në pyetje ndeshjet kampionale në Çair, aty ku Shkëndija e Tetovës nuk njeh fitore që nga 02 shtatori i vitit 2018-të.

Ishte Besart Ibraimi, njeriu që kishte vendosur fatin e atij takimi në favor të “kuqezinjëve”, të cilët që nga ajo ndeshje kanë pësuar 5 disfata, ndërsa në dy ndeshje kishin barazuar.

Mbetet të shihet cili do të jetë rezultati përfundimtarë i takimit të sotëm, që starton në ora 17:00, ndërsa dyert e stadiumit do të jenë të hapura për gjithë futbolldashësit.

8 ndeshjet e fundit të zhvilluara në Çair:

SHKUPI 1:0 (03.12.2023) SHKËNDIJA
SHKUPI 2:1 (07.05.2023) SHKËNDIJA
SHKUPI 2:0 (19.02.2023) SHKËNDIJA
SHKUPI 1:1 (08.12.2021) SHKËNDIJA
SHKUPI 2:2 (09.08.2020) SHKËNDIJA
SHKUPI 2:0 (28.09.2019) SHKËNDIJA
SHKUPI 1:0 (10.03.2019) SHKËNDIJA
SHKUPI 1:2 (02.09.2018) SHKËNDIJA

Leave a Reply