Parma u takua me Raiolan për Balotellin

Drejtuesit e Parmës janë takuar me agjentin e Mario Balotellit, Mino Raiola. Informacioni ishte konfirmuar nga drejtori sportiv i skuadrës nga “Enio Tardini”, Daniele Faxhano, i cili megjithatë tha se klubi i tij duhet të jetë i kujdesshëm me buxhetin që ka në disponim.

Balotelli lidhet me një transferim te Parma që disa muaj, mirëpo ka kontratë me Nicën edhe për një vit, teksa klauzola për blerjen e kartonit të tij kap shifrën e 10 milion eurove.

Kohë më parë argjenti i sulmuesit italian, Mino Raiola tha se Super Mario mund të braktis rradhët e skuadrës franceze si futbollistë i lirë.

“Jam takuar me agjentët e disa futbollistëve, përfshirë këtu edhe atë të Mario Balotellit. Mario është një futbollist, i cili nuk është edhe aq lehtë për ta transferuar. Duhet të jemi të kujdesshëm me buxhetin të cilin e posedojmë” – ka thënë Faxhano.

Leave a Reply