Përkundër fitores, Jeton Beqiri u shfaq tepër nervoz në Kumanovë!

Përkundër fitores dhe kualifikimit në finalen e madhe, Jeton Beqiri në fundin e ndeshjes kundër Shkëndijës së Haraçinës doli të jetë tepër nervoz, ndërsa më së miri u pa reagimi i tij, kur filloi debatin me arbitrin e ndeshjes.

Gjatë shtërngimit të duarve, Beqiri iu drejtua me disa fjalë arbitrit kryesor Stojanov, teksa vërehej një pakënaqësi tek ai, e mbi të gjitha një nervozizëm, që e kishte shfaqur më pas edhe me njërin nga personat e stafit të mjekëve të skuadrës së tij, Dritan Bexheti.

Beqiri dhe Bexheti kishin debatuar ashpër mes tyre, ndërsa vetëm falë intervenimit të pjesës tjetër të skuadrës, nuk kishte ardhur te ndonjë konfrontim fizik, thonë burimet tona jo zyrtare.

Gjëra të këtilla, nuk janë aspak të hijshme, sidomos kur ndodhin në klube të mëdha dhe mirë të organizuara, mirëpo që ndodhin ndonjëherë, siç ishte rasti i fundit edhe te klubi mbretëror, Real Madrid, ku në qendër të vëmendjes ishin dy mesfushorët, Valverde dhe Tchuameni.

Leave a Reply