Tre vendime kyçe të arbitrëve janë regjistruar në ndeshjen e parë të javës së dytë të Ligës së Parë të Maqedonisë mes ekipeve KF Shkëndija Haraçinë dhe KF Sileksi.
Në minutën e 27‑të të ndeshjes, arbitri kryesor Igor Stojçevski nuk vëren një ndërhyrje të qartë ndaj lojtarit të ekipit vendas, i cili ndodhej brenda zonës së penalltisë së ekipit mysafir, afër vijës së 16-të metërshit.
Pas një kontrolli të saktë nga VAR-i dhe ndërhyrjes së tij, arbitri kryesor, pasi pa pamjet në fushë (OFR), akordoi goditje penaltie për ekipin vendas.”
Në minutën e 45+2, skuadra mysafire shënon gol. Asistenti i parë i arbitrit vonon sinjalizimin me flamur duke zbatuar protokollin e VAR-it dhe pas përfundimit të aksionit sinjalizon shkelje të pozitës jashtë loje në fazën e ndërtimit të aksionit (APP). Arbitri i VAR-it, sipas protokollit, kontrollon fazën e ndërtimit të aksionit dhe vendimin për pozicion jashtë loje të asistentit të parë e konfirmon duke vizatuar vijat e pozicionit jashtë loje.
Sulmuesi i skuadrës mysafire ndodhej në pozicion jashtë loje në momentin e pasimit të topit nga minuta e 30‑të.
Situata e tretë kyçe ndodhi në minutën e 82‑të, kur arbitri kryesor nuk arriti të vërejë një ndërhyrje të qartë nga mbrojtësi i ekipit vendas. Sulmuesi i skuadrës mysafire ishte në kontroll të plotë të topit në momentin kur mbrojtësi e humbi topin dhe e rrëzoi sulmuesin me një ndërhyrje të pakujdesshëme. Pas verifikimit dhe ndërhyrjes së VAR-it, arbitri kryesor u ftua për të parë pamjet në fushë (OFR), pas së cilës pranoi ndërhyrjen e VAR-it dhe akordoi me të drejtë goditje nga pika e bardhë…”
Edhe një herë konfirmohet angazhimi i FFM-së me implementimin e teknologjisë VAR, për situata të tilla kyçe që ndikojnë në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Arbitrët dhe Komisioni i referëve pranë FFM-së do të vazhdojnë të zbatojnë në mënyrë strikte rregullat e lojës dhe protokollin VAR.
