Gafuri: Në Shtip ndaj Bregallnicës udhëtojmë për një rezultat pozitiv

Kapiteni i Arsimit, Argjend Gafuri, pret që skuadra e tij të tregojë një paraqitje më të mirë në udhëtimin kundër Bregallnicës në kuadër të javës së dytë të Ligës së Parë të Futbollit. Pas një fillimi jo të mbarë të sezonit, ai beson se ekipi tashmë ka tejkaluar atë krizë momentale dhe se i gatshëm pret sfidën e re.

“Nuk e filluam kampionatin ashtu siç dëshironim dhe jemi të vetëdijshëm se rezultati nga java e parë nuk ishte në përputhje me pritjet tona dhe pritjet e tifozëve. Gjatë dy javëve të fundit kemi punuar shumë, kemi analizuar gabimet dhe besoj se kemi përparuar në disa segmente – si në lojë, ashtu edhe në organizim, si dhe në vetëbesimin e skuadrës”,  – deklaroi Argjent Gafuri.

Duke folur për duelin e ardhshëm në Shtip, kapiteni theksoi se Arsimi e respekton cilësinë e Bregallnicës, por beson se skuadra e tij mund të arrijë një rezultat pozitiv.

“Jemi të vetëdijshëm se na pret një ndeshje e vështirë kundër Bregallnicës. E njohim cilësinë e kundërshtarit, por besojmë në mundësitë tona dhe në punën që kemi kryer gjatë stërvitjeve. Në Shtip udhëtojmë me një synim të qartë të arrijmë një rezultat pozitiv”, – theksoi kapiteni i Arsimit.

Në fund, Gafuri dërgoi një mesazh për tifozët, duke kërkuar mbështetjen e tyre gjatë gjithë sezonit.

“I ftoj tifozët tanë të vazhdojnë të jenë me ne. Kampionati është i gjatë dhe jam i bindur se me punë të palodhur dhe përkushtim do t’i realizojmë objektivat tona. Do të japim maksimumin në çdo ndeshje për t’i gëzuar të gjithë ata tifoz tanë besnik që i kemi në numër shumë të madh” – u shpreh Gafuri.

Ndeshja midis Bregallnicës dhe Arsimit do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:00 në Stadiumin e Qytetit në Shtip.

Leave a Reply