Formacionet zyrtare, Francë-Kroaci

Kombëtarja e Francës dhe Kroacisë pas pak do të takohen në finalen e madhe të Kupës së Botës, “Rusi 2018”. Të dy seleksionuesit nuk kanë bërë ndonjë ndryshim në formacionet e tyre startuese. Olivie Zhiru do të udhëheq sulmin e “gjelave”, i përkrahur nga Kilian Mbape dhe Antuan Grizman. Rafael  Varane DHE Ssamuel Umtiti përbëjnë dyshen e mbrojtjes, ndërkohë Blaz Matuidi do të luaj në mesfushë pasi fitoi garën me Koreno Toliso.

Zlatko  Daliç do të luaj me Mario Manxhikiçin në sulm, i cili gjithnjë do të ketë ndihmën e Ante Rebiç dhe Ivan Perishiç. Treshja Luka Modriç, Marselo Brozoviç dhe Ivan Rakitiç sërish do të manevrojnë në mesfushë.

Leave a Reply