Humbja e tretë radhazi e Bostonit ishte lajmi i mbrëmjes në kampionatin e NBA. Në TD Garden, skuadra kryesuese e Konferencës së Lindjes u mposht nga Orlando me rezultatin 95-103. Për Celtics nuk mjaftuan 40 pikët e Irving për të evituar goditjen e radhës në ligën më spektakolare të basketbollit në botë.