Edhe Roberto Karlos në garë për stolin “Kuqezi”

Zëvendësuesi i De Biasit është top-tema në mediat e sportit shqiptar, ndërsa që nga dita e largimit të tij nga Kombëtarja e Shqipërisë, vazhdojnë spekulimet me emra të ndryshëm që mund të marrin drejtimin e “kuqezinjëve”. Pas emrave të shumëpërfolur, vjen edhe ai i Roberto Karlosit që dëshiron të drejtojë “kuqezinjët”.