Stadiumi i skuadrës së Karlos Tevez shpërthen nga flakët (VIDEO)

Stadiumi “Hongkou” i klubit të njohur kinez Shanghai Shenhua, te e cila skuadër aktivizohet ylli argjentinas, Karlos Tevez, gjatë ditës së sotme është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm, mirëpo për fat të mirë e gjithë kjo ka kaluar pa viktima në njerëz.

Ngjarja që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 8:15 tronditi të gjithë për rreth, mirëpo falë intervenimit të ekipeve zjarrfikëse, zjarri që kishte kapluar vetëm një pjesë të stadiumit ishte neutralizuar, duke mos lënë pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Stadiumi “Hongkou” ka kapacitet prej 35 mijë vendesh dhe është ndërtuar në vitin 1999, ndërsa ndeshjet e saj në këtë stadium i zhvillon skuadra e njohur e Shanghai Shenhua.

 

Leave a Reply