Nora Gjakova nuk arrin finalen, në garë për të bronztën

Për dallim nga Majlinda Kelmendi, xhudistja tjetër kosovare që po merr pjesë në Evropianin e Polonisë, Nora Gjakova nuk ka arritur të kalojë në finalen e madhe, pasi në gjysmëfinale në kategorinë deri 57 kg u mposht nga ana e xhudistes franceze, Priscilla Gnetoo.

Në garë për medaljen e bronztë, Nora do të luftojë me bullgaren Ivelina Ilieva, e cila në evropianin e vitit të kaluar në Kazan ishte stolisur me medaljen e argjendtë.

Leave a Reply