Hadersfildi në Premierligë pas në drame me penalti dhe pas 45 viteve pritje (VIDEO)

Skuadra e Hadersfild është skuadra e fundit që ka siguruar një vend për në Premierligë për sezonin 2017/18, pasi në ndeshjen vendimtare mundi Redingun, edhe atë vetëm pas ekzekutimit të penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas 120 minutave lojë u mbyll me barazimin pa gola.

Në ruletin e penaltive Hadersfildi u tregua më i suksesshëm, duke triumfuar me rezltatin 4:3. Hadersfldi fitoi ndeshjen më të shtrenjtë në futboll, pasi inkuadrimi i tyre në elitën e futbollit anglez në mënyrë serioze do të riste të ardhurat e tyre nga të drejtat televizive.

The deciding moment…

The magical moment that Huddersfield Town sealed promotion to the Premier League!

Публикувахте от Sky Sports в 29 май 2017 г.

Kjo skuadër në historikun e vetë tre herë është shpallur kampion i Anglisë, edhe atë në vitet e hershme, 1924, 1925 dhe 1926.

Skuadra e trajnerit David Vagner do të debutojë në Premierligë për herë të parë që nga viti 1972, kur për herë të fundit kishte qenë në mesin e skuadrave më të mira angleze.

Është interesant fakti se Hadersfild siguron një vend në Premierligë, pasi në sezonin e rregullt të “Championship”, kishte një gol-averazh negatov.

Përveç Hadersfild sezonin tjetër pjesë e më të mirëve në Angli do të jenë edhe Njukasëll Junajted dhe Brajton, që siguruan pjesëmarrjen e tyre që më herët, duke u kualifikuar drejtpërdrejtë.

Leave a Reply