Nadal rrëmben “Grand Slam” turneun e US Open

Rafael Nadal është fitues i “Grand Slam” turneut të sivjetshëm “US Open” pasi në finalen e madhe mndi  afrikano-jugorin Kevin Anderson me rezultatin 3-0, në sete (6-3, 6-3 dhe 6-4).

Tenisti spanjoll nuk i la asnjë mundësi surprizës së turneut amerikan, i cili përfitoi nga mungesa e Djokoviç, Marej dhe Vavrinka, për të prekur finalen e madhe.

Për Rafael Nadal ishte ky titulli i tretë në kuadër të turneut US Open dhe i dyti turne i fituar “Grand Slam”, pas atij në Roland Garros.

Ndryshe ishte ky titulli i 16-të “Grnad Slam” i fituar në karrierë për tenistin spanjoll, i cili 10 herë e ka fituar titullin e Roland Garos, 3 herë të US Open, 2 herë atë të Uuimbëlldon dhe një herë atë të Australian Open.

Leave a Reply