Avioni me të cilin po udhëtonin basketbollistët e Oklahoma goditet nga një objekt gjatë fluturimit!

Eksperiencë e frikshme dhe e rrallë për basketbollistët dhe stafin drejtues të Oklahoma Thandërs, të cilët ishin duke udhëtuar me avion nga Minesota drejt Çikagos. Avioni me të cilin po udhëtonin ata gjatë fluturimit ishte goditur nga një objekt, ndërsa pas uljes së tij në pistë në pjesën ballore vërehej një deformim i frikshëm, që shkaktoi edhe shumë paqartësi.

“Çfarë kafshe/objekti fluturon në të njëjtën lartësi me një avion, që të shkaktojë diçka të tillë?”, komenton në Twitter basketbollisti i Oklahomas, Áleks Abrines, ndërkohë që drejtuesit e Oklahoma Siti kanë kërkuar shpjegime nga NASA se si ka mundësi që avioni të goditet nga një objekt gjatë fluturimit.

Leave a Reply