Roma mposht në minutën e fundit Kaljarin (VIDEO)

Skuadra e Romës ka fituar në minutën e fundit Kaljarin me rezultat 1:0 në ndeshjen e vlefshme të Serisë A italiane. Goli i Fazios në minutën e 94-t dha tri pikë të vlefshme Romës që ngjitet tashmë në kuotën e 38 pikë, 4 më pak se Napoli, por verdhekuqtë të Di Franceskos kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Në minutën e 53-të Roma kishte mundësinë ideale për të kaluar në avantazh por Perotti e ekzekutoi shumë keq një penallti të fituar nga Dzeko të cilën e ndali portieri Cragno. Episodi deçiziv u regjistrua në minutën e fundi të shtesës kur Fazio devijoi drejt rrjetës një top të larguar jo mirë nga Cragno për t’i dhënë fitoren Romës. Goli ishte rregullt pasi për ta vërtetuar atë u desh edhe ndërhyrja e VAR-it me festën që në fund ishte e gjitha për verdhekuqtë dhe dëshpërimi për sardët.

Leave a Reply