Valencia rrëshqet sërish, kësaj rradhe përballe Viljarealit (VIDEO)

Valencia ka dështuar të marrë një fitore dhe të zbriste nga pozita e dytë Atletiko Madridin. Skuadra nga “Mestalja” pësoi në teren të vetë një disfatë minimale 0:1 nga Viljareali, që regjistron në këtë mënyrë edhe fitoren e dytë me rradhë, pas atyre tre disfatave të njëpasnjëshme.

Ndryshe sa i përket takimit në fjalë të zhvilluar në “Mestalja”, e njëjta ishte shumë e luftuar, por që në fund u mbyll vetëm me golin e Karlos Bakës në minutën e 24-të. Të dyja skuadrat këtë ndeshje e mbyllën me nga 10 futbollistë në fushë, pas përjashtimeve të sulmuesit vendas Zaza (60’) dhe futbollistit mysafir Trigueros (80’).

Për Valencian që e nisi këtë edicion në mënyrë të frikshme ishte kjo disfata e dytë me rradhë pas asaj ndaj Eibar, dhe e treta në katër ndeshjet e fundit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Kalleha Revilja Havier me 34 pikë renditet në pozitën e tretë, teksa Viljareali me këtë fitore tashmë është ngjitur në pozitën e 6-të me 27 pikë të tubuara.

Leave a Reply